ShowBiz
Çfarë ka interneti me turmën në Coachella?
Demokracia
07:47 | 20 Prill 2022

Share:

Festivali i muzikës dhe arteve, që mbahet çdo vit në Kaliforni, po zhvillohet nga data 15 deri në 24 prill dhe të ftuarit janë disa nga këngëtarët më të njohur e më të suksesshëm të momentit: Doja Cat, Harry Styles, The Weeknd etj.

Megjithatë, duket se diçka nuk shkon. Njerëzit kanë vënë re se turma dukej e lodhur, madje në disa video Doja Cat duket thuajse e mërzitur sepse turma nuk po këndon as edhe një copëz teksti të këngëve të saj më virale.

 

“Më mirë të qëndronin në shtëpi dhe të m’i jepnin mua biletat”, “Nëse nuk emocionohesh as me Doja Cat, më mirë mos shko fare në festival”, “Si mund të paguash $700 dhe të sillesh si i vdekur pranë Doja Cat?”, “Me të tjerët? E kuptoj. Por të rrish e qetë kur këndon The Weeknd?” – ishin vetëm disa nga komentet e njerëzve.

Të ngjashme