Modleja Beniada Nishani e cila mori pjesë vitin e kaluar në Big Brother Albania Vip si dhe arriti deri në finale ka treguar se çfarë ka bërë me paratë që i ka fituar në spektakël.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në “Why Not” ku ka folur për eksperiencën e saj në BBV.
Ndërsa pyetjes se ku i ka harxhuar paratë, ajo u përgjigj:
“I mora, i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë”, tha Beniada.