Lajme
Çfarë ju solli këtu? – Von Cramon flet pas konfrontimit me Policinë e Kosovës
Demokracia
12:17 | 29 Maj 2023

Share:

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola Von Cramon-Taubadel, gjatë vizitës së saj në veri gjatë së dielës, i kishte pyetur policët që po rrinin para komunës së Zveçanit “Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin i’u solli këtu?”.

Për këtë ajo është sqaruar pas konferencës së mbajtur në shtëpinë e Evropës në Prishtinë, me ç’rast tha se të njëjtën gjë e ka bërë edhe në Gjermani.

“Nëse hyni në një zonë civile, në qytet, ku objekti komunal gjendet dhe e shihni pesë njerëz të armatosur dhe njësinë speciale dhe i shihni se janë të armatosur, nuk shihni ndonjë kërcënim të rëndë. Është detyra e tyre, jo dëshira e tyre. Unë i pyeta se çfarë dreqin po bëni këtu , por nuk mund të përgjigjeshin sepse po zbatonin urdhëra. Të njëjtën gjë e kam bërë edhe në Gjermani”, tha Cramon.

“Nuk duhet të më sulmojnë mua por duhet shkuar në veri për të folur me qytetarë”.“Erdha në një situatë ku kishte shkollë dhe kishte banorë dhe i pash forcat speciale dhe dukej si zonë krize. Ua thash se nuk mund të përgjigjeni”.

Të ngjashme