ShowBiz
Çfarë fshihet pas veshjes së Selena Gomez në videoklipin e saj të ri
Demokracia
15:36 | 16 Janar 2021

Share:

Videoklipi i ri i Selena Gomez, “De Una Vez”, i këngës së saj të parë në gjuhën spanjolle, është një kënaqësi për veshët dhe sytë.

Në të, ylli i popit paraqitet në një shtëpi shumëngjyrëshe të mbushur me llamba antike të ndezura, libra dhe lule të çelura, gjatë kohës teksa këndon për thyerjen e zemrës dhe shërimin e saj.

Ajo çka e karakterizon këtë videoklip është mënyra e paraqitje së këngëtares. Veshja e saj jep vet mesazhin e tekstit.

Gomez ka veshur një fustan me ngjyrë rozë me mëngë të fryera, i mbuluar me lule, së bashku me lule në flokët e saj me inspirim nga artistja ikonë Frida Kahlo.

“Ne dëshironim të kishim këto lidhje, të krijonim këtë pamje dhe të luanim me lulet mahnitëse siç bëri Frida, duke e rikthyer atë në kohët moderne” tha Tania Verduzco, drejtuesja e videoklipit.

“Lule në veshje, flokë dhe brenda videos të gjitha lidhen me idenë e shërimit nga një thyerje e zemrës”.

“Unë e dua rolin dhe atë se çka përfaqëson natyra në videoklip, pra shërimin dhe rritjen”, tha Gomez.

Detaji që bie më së shumti në sy është, zemra e cila ndriçon e vendosur në pjesën e përparme të fustanit, për shkak të mesazhit që transmeton.

“Ne dizajnuam zemrën, të cilën e quajmë “Milagro” në kulturën Meksikane, e cila simbolizon shërimin” tha Verduzco për magazinën Vogue.

“Ne të gjithë kemi dhimbje dhe shenja nga përvojat e ndryshme që kalojmë në jetë, por e rëndësishme është se si e shërojmë veten. Jo vetëm që ka të bëjë me lënien mbrapa krahëve të së kaluarës dhe faljen, por më e rëndësishmja, ka të bëjë edhe me forcën, ecjen përpara dhe fillimin e një etape të re”, u shpreh Selena Gomez.

Selena Gomez, vitin që lam pas ka publikuar albumin e saj të titulluar “Rare” dhe po vazhdon të ketë mjaft sukses./Demokracia.com

https://www.instagram.com/p/CKDMsJvCTsp/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Të ngjashme