Sport
“Çfarë fitoreje dhe përformance” – Broja vjen me fjalët e para pasi shkëlqeu me gol ndaj Tottenham
Demokracia
14:28 | 10 Shkurt 2022

Share:

Armando Broja ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren e Southamptonit në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Mysafirët triumfuan 2:3 ndaj “Spurs”, anise ishin dy herë në disavantazh gjatë takimit, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kontribuoi me golin e parë për skuadrën e tij në pjesën e parë.

Vetë sulmuesi i talentuar shqiptar reagoi pas ndeshjes nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale.

Ai u shpreh i lumtur me paraqitjen dhe fitoren, ndërsa ka pasur një falënderim të veçantë.

“Ndjenjë e mirë. Çfarë fitoreje dhe përformance nga të gjithë djemtë, falënderim special për fansat e shenjtorëve për mbështetjen e mahnitshme”, shkroi Armando Broja në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)


20-vjeçari është rikthyer në një nga lojtarët kyç të skuadrës elitare angleze. /Demokracia.com/

Të ngjashme