Lifestyle
Çfarë është “chilblain”, simptoma që po prek të sëmurët me Covid
Demokracia
18:45 | 10 Tetor 2021

Share:

Shkencëtarët besojnë se mund të kenë gjetur arsyen se pse disa persona të prekur nga Covid përjetojnë simptoma të ngjashme me chilblain në gishtat e këmbës apo duarve. Kjo simptomë duket se është një efekt anësor i kalimit të trupit në modalitetin e sulmit për të sulmuar virusin.

Studiuesit thonë se ata kanë identifikuar pjesët e sistemit imunitar që duket se janë të përfshira në shfaqjen e simptomës. Gjetjet e publikuara në British Journal of Dermatology, mund të ndihmojnë me trajtimet për të lehtësuar simptomat.

ÇFARË ËSHTË KONKRETISHT KJO SIMPTOMË? Mund të ndodhë në çdo moshë, por prek më së shumti fëmijët dhe adoleshentët. Për disa është pa dhimbje, por skuqja apo irritimi mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe me kruarje, me flluska dhe ënjtje. Disa persona të prekur, kanë treguar se nuk kanë arritur të ecin për një javë rresht për shkak të dhimbjeve që ndjenin tek gishtat.

Disa e përjetuan edhe me javë. Shpesh, ata e kalojnë Covid-in pa simptomat klasike, të tilla si kollë e vazhdueshme, ethe dhe humbje ose ndryshim në aromë dhe shije.

PSE NDODH? Dy pjesë të sistemit imunitar luajnë rolin kryesor. Të dyja përfshijnë mekanizma që trupi përdor për të luftuar koronavirusin. Njëra është një proteinë antivirale e quajtur interferoni i tipit 1, dhe tjetra është një lloj antitrupi që sulmon gabimisht qelizat dhe indet e vetë personit, jo vetëm virusin pushtues. Qelizat që veshin enët e vogla të gjakut që furnizojnë zonat e prekura janë gjithashtu të përfshira, thonë studiuesit nga Universiteti i Parisit në Francë. Ata shpresojnë se gjetjet do të ndihmojnë pacientët dhe mjekët të kuptojnë më mirë gjendjen dhe të gjejnë mënyra efektive të trajtimit. Problemet e lëkurës të lidhura me Covid mund të shfaqen disa kohë pas infeksionit akut.

Të ngjashme