Sport
“Çfarë dyshe” – Mallorca publikon fotografinë e përqafimit të Muriqit me portierin serb
Demokracia
16:43 | 05 Shkurt 2023

Share:

Real Madridi ka pësuar disfatë nga Mallorca në kuadër të javës së 20-të në kampionatin elitar spanjoll.

“Mbretërit” u mposhtën 1:0 nga ekipi ishullor në stadiumin “Visit Mallorca Estadi”, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe portieri serb Rajkoviq ishin ndër meritorët në këtë fitore të madhe të vendasve.

Muriqi pati “gisht” në autogolin e Nachos në minutën e 13-të, ndërsa Rajkoviq priti penalltinë e Asensios në minutën e 59-të.

Faqja zyrtare e Mallorcas publikoi një fotografi ku shihet Muriqi teksa përqafon bashkëlojtarin serb gjatë një momenti në lojë.

“Çfarë dyshe” – shkroi shkurtimisht Mallorca në rrjetet sociale në mbishkrim të fotografisë.


Me këtë humbje, “mbretërit” mbeten në pozitën e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona lidere që ka një takim më pak.

Mallorca zë vendin e 10-të me 28 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme