Kuriozitete
Çfarë duhet të hani dhe cilat ushqime t’i shmangni sipas grupit të gjakut
Demokracia
18:17 | 27 Korrik 2021

Share:

Të ushqeheni sipas grupit të gjakut do të ju jap mundësinë të jeni më të shëndetshëm si dhe të keni më shumë kontroll në peshën tuaj.

Disa prej ushqimeve thjesht janë të papërshtatshme për organzimin tuaj, sado të shëndetshme të jenë ato.

Grupi i gjakut 0

Në dietën tuaj duhet të përfshini ushqime me proteina, mish të kuq, produkte të detit, mish peshku, brokoli, spinaq dhe vaj ulliri. Këto ushqime do të ju ndihmojnë të humbni peshë, ndërs duhet shmangur, gruri, misri, brumërat dhe produktet e qumështit.

Grupi i gjakut A

Në këtë grup duhet të shmanget mishi dhe të përzgjidhet dietë vegjetariane, me shumë bimë bishtajore, fruta, perime dhe drithëra. Ushqimet e detit, perimet, ananasi, vaji i ullirit dhe soja janë më të mirat për humbjen e peshës, ndërsa produktet e qumështit, fasules dhe misrit duhet të shmangen.

Grupi i gjakut B

Ky grup duhet shmangur misrin, domatet, kikirikët, farat e susamit, mishin e pulës poashtu. Ushqimet që preferohen janë perimet e gjelbërta, veza, mëlçia dhe të shmangni edhe kikirikët, misrin dhe grurin.

Grupi i gjakut AB

Dieta e këtij grupi duhet të përfshijë tofu, ushqim deti, produkte qumështi dhe perime të gjelbërta për shkak të sasisë së ulët të acidit të stomakut. Duhet të shmangin kafeinën, alkoolin dhe mishrat e thata e të tymosur. Edhe ky grup duhet të shmang mishin e pulës, misrin dhe fasulet

Të ngjashme