Ngjarjet e datës 13 korrik
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës nis grevën pas refuzimit të kërkesave tyre nga Ministra e Financave, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. ( Greva fillon ora 9:00-12:00)
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje eradhës ku pritet të caktohen ekspertët dhe grupet punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2020. I ftuar ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, organizon “Dialogun për Sisteme Ushqimore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Kuvendi i Komunës së Podujevës mban mbledhjen e jashtëzakonshme. (Salla e mbledhjeve, ora 10:00)
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për planin e kësaj ministrie për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
Opre Roma Kosova organizon “Rom Krenar në Kosovën e Lirë”, e cila është pjesë e fushatës transnacionale në më shumë se 15 vende evropiane në kontekstin e regjistrime të ardhshëm të popullsisë. (Hotel Emerald në Prishtinë, ora 11:30)
Organizata Let’s Do It Peja inauguron projketin SEREC- Promovimi i Ekonomisë Qarkore si Model i Qëndrueshëm për Zhvillimin e Ndërmarrësisë Sociale, në Pejë. (Shkolla e Arteve – Odhise Paskali” rr. Ëilliam Ëalker, Pejë, ora 12:00)