ShowBiz
Çfarë do të bëjnë banorët e “Big Brother VIP” për fundvit?
Demokracia
22:25 | 23 Dhjetor 2021

Share:

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip” i janë nënshtruar një loje shumë interesante për festat e fundvit.

Të gjithë kemi dëgjuar për lojën “Babagjyshi sekret” , lojë e cila i bën festat akoma edhe më interesante.

Banorët do të duhet të shkruajnë emrat e tyre dhe nëpërmjet një zgjedhjeje rastësore do të tërheqin njërën letër.

Emri që do të përzgjedhin do të jetë banori të cilit ata do t’i përgatisin një dhuratë.

Dhurata do duhet të jetë sa më kreative por brenda një buxheti shumë modest.

Teksa duhet të mbajnë sekret emrin e partnerit të lojës, banorët kanë nisur menjëherë dyshimet.

Të ngjashme