Lajme
Çfarë do të bëjë Biden në ditën e tij të parë si president i SHBA-së?
Demokracia
10:59 | 20 Janar 2021

Share:

Në ditën e tij të parë Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, planifikon të lëshojë një mori urdhrash ekzekutivë.

Gjatë ditës së sotme ai pritet të largojë marrëveshjen e nënshkruar nga ish-presidenti DonaldTrump për klimën e Parisit, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Biden do të anulojë edhe ndalimin e udhëtimit për vizitorë nga disa vende, kryesisht myslimane.

Gjithashtu do të prezentojë një projekt-ligj për të siguruar një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë amerikane, aktualsht 11 milion emigrantë të padokumentuar jetojnë në SH.B.A.

Pesë të zgjerdhurit e tij të Kabinetit – Antony Blinken (Departamenti i Shtetit), Janet Yellen (Thesari), Lloyd Austin (Pentagon), Alejandro Mayorkas (Sigurisë së Vendit) dhe Avril Haines (Drejtori i Inteligjencës Kombëtare) – janë duke iu nënshtruar seancave konfirmuese para komisioneve të Senatit./Demokracia.com

 

Të ngjashme