Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka njoftuar se dosja e kësaj çështjeje do të kalojë para trupit gjykues të premten.
Në të gjashtën konferencë nërastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka treguar për ecurinë e rastit dhe kalimin e dosjes së çështjes në trupin gjykues, shkruan Demokracia.com.
“Më 5 korrik ZPS dorëzoi aktakuzën, më 12 korrik avokatët e zotëri Gucatit dhe Haradinaj dorëzuan dosjet paraprake përkatëse. Për sot kam qëllim që të shqyrtojmë ecurinë e çështjes përpara se t’i kalohet dosja e çështjes, trupit gjykues. Afatin për të cilin e kam vendosur me urdhrin për kalendarin, data 16 korrik. Në veçanti dëshiroj të diskutojmë për nxjerrjen e materialeve, për ecurinë e hetimeve dhe për kalimin e dosjes gjyqësore dhe për gatishmërinë për procesin gjyqësor”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Gucati dhe Haradinaj më 25 shtator, u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. /Demokracia.com/