Lajme
Çështja e dinarit/ Deputetja e PDK-së: Kosova sukseset i ka vetëm përkrah SHBA-ve, lojërat e Kurtit po i paguajnë qytetarët
Demokracia
15:03 | 06 Shkurt 2024

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka komentuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë për vendimin për dinarin.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kosova ka sukseset vetëm përkrah SHBA-ve.

“Kosova rrugëtimin e saj dhe sukseset i ka pas dhe vazhdon t’i ketë vetëm krahë aleatit tonë të përhershëm që janë SHBA-të”, thotë ajo.

Sipas Musliut, edhe qeveritë e kaluara kanë pasur mundësi të ndërmarrin shumë vendime por që vendimet janë marrë në koordinim me aleatët.

Të ngjashme