Sport
Çështja diskutabile për sulmuesin Hoxha, Llapi dhe Vllaznia e Pozheranit arrijnë marrëveshje
Demokracia
15:36 | 15 Janar 2023

Share:

Llapi njoftoi se pas takimit të mbajtur në mes të kryetrajnerit të skuadrës, Tahir Batatina me drejtuesit e Vllaznisë nga Pozherani është arritur marrëveshja që sulmuesi Rinor Hoxha të jetë pjesë e Llapit sipas marrëveshjes dhe kontratës 3-vjeçare.

Klubi nga Anamorava kishte reaguar ashpër pasi Llapi zyrtarizoi futbollistin në fjalë, duke pretenduar se Hoxha kishte kontratë me ta, shkruan Demokracia.com.

Sidoqoftë, palët tanimë kanë arritur marrëveshje dhe Hoxha do ta veshë fanellën e Llapit për tre vitet e ardhshme.

“Klubi Futbollistik “Llapi” njofton se pas takimit të mbajtur në mes të kryetrajnerit të skuadrës, Tahir Batatina me drejtuesit e Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani është arritur marrëveshja që sulmuesi Rinor Hoxha të jetë pjesë e Llapit sipas marrëveshjes dhe kontratës 3-vjeçare”.

“Në emër të Presidentit të klubit, z. Beqir Batatina falenderojmë kryesinë e KF Vllaznia Pozheran për bashkëpunimin dhe korrektësinë në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të klubit llapjan./Demokracia.com/

Të ngjashme