ShowBiz
“Ç’është Prekazi?”| Olta Gixhari habit banorët tjerë, zero informacion për historinë e Kosovës
Demokracia
21:26 | 06 Mars 2023

Share:

Big Brother Vip Albania po shikohet edhe në Prekazin legjendar. Para pak minutave live në BBVA, Hamëz Jashari i ri, djali i Bekim Jasharit i ka dërguar një mesazh Luizit, në vlerë prej 100 euro.

“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit” shkruante në mesazhin që ai ka dedikuar Luizit bashkangjitur me një emoji të kurorës.

Por ajo çka habiti banorët është reagimi i Olta Gixharit. Ajo nuk është në dijeni për Prekazin dhe vendnodhjen e tij.

“Çka është Prekazi”, pyet Olta e habitur. Ajo lë të kuptoj se nuk ka asnjë informacion për historinë dhe ngjarjet e Prekazit./ Insajderi/

Të ngjashme