Lajme
Certifikohen snajperët e rinj të FSK-së
Demokracia
17:05 | 07 Prill 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë certifikuar snajperët e rinj të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gjatë trajnimit intenziv, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit,  ata tani janë komando të specializuara, përcjell Demokracia.com.

“Gjatë trajnimit intenziv, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit,  ata tani janë komando të specializuara edhe si  zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Edhe një sukses i radhës së forcave komando speciale të FSK-së

Çertifikohen  snajperët e rinj të FSK-së.

Gjatë trajnimit intenziv, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit,  ata tani janë komando të specializuara edhe si  zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë.

Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës!/Demokracia.com/

Të ngjashme