Lajme
Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt
Demokracia
17:28 | 31 Mars 2023

Share:

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit.

“Me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke”, njofton FSK-ja.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të pranishëm ishin edhe zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj.

Në këtë ceremonigjeneral Cikaqi falënderoi kursantët për përkushtimin e treguar në përfitimin e njohurive të reja në fushën e këmbësorisë, gjithashtu falënderoi ekipet turke për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale”, njofton tutje FSK.

Të ngjashme