Në ceremoninë shtetërore të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë bërë bashkë të gjithë politikanët e udhëheqësit institucional.
Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në ceremoninë shtetërore për nder të kësaj dite e cila u organizua nën patronatin e Presidencës, shumë figura politike, udhëheqës shtetërorë institucional e ambasadorë ishin të pranishëm, raporton Demokraica.com.
Ndër të pranishmit në këtë ceremoni shtetërore, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, dy ish-presidentët, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ai i Italisë, Nicola Orlando, ambasadori gjerman, Jörg Rohde e shumë figura të tjera, përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, e të tjerë.
Më poshtë ju sjellim disa nga fotografitë e ceremonisë shtetërore. /Demorkacia.com/