Sport
Ceremonia mortore e Raiolës, këta yje të futbollit ishin të pranishëm në lamtumirën e fundit
Demokracia
20:00 | 05 Maj 2022

Share:

Një ceremoni shumë e rezervuar për familjarët dhe të afërmit, por ku nuk ka munguar prania e futbollistëve.

Kështu ka qenë lamtumira e fundit e Mino Raiolës, i cili është ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Në ceremoninë mortore të menaxherit të njohur, është preferuar që të ruhet sa më shumë privatësia e atyre që i kanë qëndruar pranë, ndaj në kishën e St. Sharl në Montekarlo, kanë qenë të pranishëm shumë pak persona. Por mes tyre ishin edhe “djemtë” e tij, futbollistë të cilët kanë qenë nën menaxhimin e Raiolës.

Emra si Fabregas, Haalaand, Donnarumma, Verrati,  Klajvert apo edhe Ibrahomoviç, ishin mes pjesëmarrësve në ceremoninë mortore, për të përshëndetur një herë të fundit menaxherin i cili i ndihmoi të bëheshin ndër emrat më të njohur në botë. /Demokracia.com

Të ngjashme