Sport
Ceremonia e “Topit të Artë” do të transmetohet në këtë kanal televiziv
Demokracia
14:15 | 17 Tetor 2022

Share:

Çmimi më i madh individual për një futbollist padyshim që është ‘Topi i Artë’, çmim që jepet nga prestigjiozja franceze France Football.

Tapeti i kuq do të jetë plot me emrat më të mëdhenj të futbollit botëror në Paris të hënën mbrëma, ndërsa do të shpallet fituesi i çmimit të Topit të Artë 2022.

Ceremonia që nis nga ora 20:30 do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin televiziv “SuperSport 2”, shkruan Demokracia.com.

Favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit është sulmuesi francez Karim Benzema pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në La Liga.

Për herë të parë pas 17 vitesh futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi nuk është përfshirë në rrethin e ngushtë të 30 lojtarëve për ta fituar trofeun individual më të çmueshëm në botë.

Fituesi në fuqi i këtij çmimi është argjentinasi i PSG-së, Lionel Messi./Demokracia.com/

Të ngjashme