Sport
Ceremonia e Kupës së Botës nis në këtë orë, pritet spektakël, zbulohen detaje
Demokracia
14:45 | 20 Nëntor 2022

Share:

Kampionati Botëror do të nis sot në Katar me ndeshjen Katar – Ekuador, e cila fillon në ora 17:00.

FIFA ka njoftuar se ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror “Katari 2022” fillon në ora 15:40.

“Një ceremoni hapëse shkëlqyese brenda stadiumit ‘Al Bayt’ do të ftojë botën që të bashkohet në Katar, ndërsa Kupa e Botës mbahet për herë të parë në Lindjen e Mesme”, ka njoftuar FIFA.

Pjesë e koreografisë hapëse do të jenë 800 balerinë nga 15 shtete të ndryshme të botës.

Pas përfundimit të ceremonisë, do të startojë dhe sfida hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit.

Të ngjashme