Auto&Tech
CEO i Ford dëshiron të shesë automjetet elektrike vetëm në internet – me çmime të panegociueshme
Demokracia
11:55 | 03 Qershor 2022

Share:

Drejtori i Përgjithshëm i Ford-it, Jim Farley, mendon se ndryshime të mëdha po vijnë në industri dhe në mënyrën se si ajo funksionon.

Kjo pasi industria po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt automjeteve elektrike.

Dhe konkretisht, siç beson ai, modeli i shitjes do të duhet të ndryshojë.

“Duhet të shkojmë me çmime të panegociuara. Ne duhet të shkojmë me shitjej, 100% në internet…. Unë mendoj se tregtarët tanë mund ta bëjnë këtë. Por standardet do të jenë brutale. Ata do të jenë shumë të ndryshëm nga sa janë sot”, citohet të ketë thënë ai.

Ai ka vlerësuar Tesla-n dhe prodhuesit kinezë të automjeteve për qasjen e tyre ndaj shitjeve, sepse mbajtja e më pak makinave në parcelat e tregtarëve mund t’i kursejë Fordit një shumë të konsiderueshme parash, përcjell Telegrafi.

Prodhuesi i automjeteve vlerëson se modeli i tij i shpërndarjes kushton rreth 2,000 dollarë më shumë për automjet sesa qasja e Tesla-s.

Të ngjashme