Drejtori i përgjithshëm i klubit arab, Al-Sadd, Turki Al-Ali ka deklaruar se ata nuk do e lejojnë largimin e Xavi Hernandezit në këtë pjesë të sezonit.
Trajneri spanjoll raportohet se është objektivi i Barcelonës për ta zëvendësuar në stol të shkarkuarin, Ronald Koeman, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, duket se klubi arab nuk e ka ndërmend të heq dorë aq lehtë nga Xavi Hernandez, të paktën jo në këtë periudhë.
“Ne e mirëpresim vizitën e delegacionit nga Barça, i respektojmë ata. Qëndrimi i klubit është i qartë që në fillim – ne jemi të përkushtuar që ta mbajmë Xavi me vete dhe nuk mund ta lëmë atë të largohet në këtë kohë të ndjeshme të sezonit”, ka thënë ai.
Al-Sadd CEO Turki Al-Ali about Xavi: “We welcome the visit of the delegation from Barça, we respect them. The club’s position is clear from the beginning – we are committed to keeping Xavi with us and we can’t have him leave at this sensitive time of the season”. ? #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 3, 2021
Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës i është bashkuar klubit arab në qershor të vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Barcelona raportohet se ka marrëveshje personale me Xavin, por problem po del të jetë klubi nga Arabia Saudite. /Demokracia.com