Lajme
“Çele guri gojën” | Zhduket Vjosa Osmani pas fjalimit historik të Edi Ramës në Këshillin e Evropës
Demokracia
22:07 | 12 Tetor 2022

Share:

Kanë kaluar mbi 7 orë kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku kërkoi që të shfuqizohej raporti i Dick Martyt.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës kërkoi shfuqizimin e Raportit të Dick Martyt, pasi siç theksoi ai, ky është një raport i fabrikuar dhe “Shtëpia e Verdhë” nuk ka ekzistuar asnjëherë, shkruan Demokracia.com.

Rama, po ashtu, ua bëri të ditur përfaqësuesve të Këshillit të Evropës se si pasojë e këtij raporti edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë.

Fjalimi që trazoi tërë Asamblenë e Këshillit të Evropës, nuk u bëri përshtypje krerëve të shtetit të Kosovës, përkatësisht presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në fakt, Kurti është deklaruar për këtë, duke thënë se për shkak të agjendës së tij të ngjeshur nuk ka arritur që ta dëgjojë fjalimin e Ramës.

Kurse, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme rreth këtij zhvillimi të ri që ka nxitur shumë reagime sot, shkruan Demokracia.com.

Shumë pjesëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të partive opozitare e cilësuan fjalimin e Edi Ramës si njërin prej fjalimeve më të fuqishme që vuri në pah pavërtetësinë e raportit të Dick Martyt. /Demokracia.com/

Të ngjashme