Lajme
Çeku: Vendim i pritur, doli e vërteta që jam i pafajshëm
Demokracia
12:36 | 19 Janar 2021

Share:

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Veteranët” sot janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në mesin e të akuzuarve ishte edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agim Çeku.

Çeku për KosovaPress tha se ky vendim ka qenë i pritur dhe se me këtë vendim është vërtetuar ajo që ka thënë që nga fillimi i procesit.

“Unë vetëm këtë vendim e kam pritur dhe nuk kam pas kurrë dyshime dhe është vendim i drejt, vendim i pritur dhe doli e vërteta e gjithë asaj që e kam thënë që në fillim të këtij procesi që jam i pafajshëm”, tha Çeku.

Të akuzuarit e tjerë ishin: Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Ata ngarkoheshin me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë rreth 19 mijë persona që nuk i plotësonin kriteret për t’u futur në listën e veteranëve dhe sipas Prokurorisë, kjo do të dëmtonte buxhetin e Kosovës në shumë deri në 88,769,217.04 euro.

Të ngjashme