Lajme
Çeku ia heq kapelën Muratit për “qëndrimin dinjitoz” gjatë sulmit të PSD-së
Demokracia
18:36 | 03 Shtator 2022

Share:

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili vjen nga radhët e LVV-së, ia ka hequr kapelën ministrit të Financave, Hekuran Murati për siç tha ai, qëndrim dinjitoz gjatë sulmit me miell të PSD-së.

Çeku në një postim në rrjeti social “Facebook”, ka shkruar se buzëqeshja e Muratit është integriteti i tij moral e profesional.

Sipas tij, kjo buzëqeshje është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.

“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.  Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, shkroi Çeku.

Kujtojmë se sot rreth orës 15:00, aktivistë të PSD-së e gjuajtën me miell ministrin Murati, derisa ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.

Të ngjashme