Sport
“Çekia ka qarë një herë në Kosovë” – Mediumi i madh çek e paralajmëron Slavian për sfidën me Ballkanin
Demokracia
15:08 | 27 Tetor 2022

Share:

Ballkani e zhvillon sonte përballjen e rrethit të pestë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është arenë e ballafaqimit të Grupit G me fillim nga ora 21:00, raporton Demokracia.com.

Fitorja do t’i mbante gjallë shpresat e dy ekipeve për kualifikim nga grupi, në të kundërtën ato do të shuheshin.

Se arkëtimi i tri pikëve të plota do të jetë e vështirë, Slavia Prahën e ka paralajmëruar edhe mediumi i madh çek “sport.cz”.

Këta të fundit ia kanë përmendur Slavias se çekët kanë “qarë” njëherë në po të njëjtin stadium.

Bëhet fjalë për sfidën mes Kombëtares së Kosovës dhe Çekisë e cila tri vite më parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ishte mbyllur 2:1 për “Dardanët”.

“Edhe dy fitore mund të mos mjaftojnë. Slavia do t’i shmanget sikletit në Kosovë. Futbolli çek tashmë ka qarë këtu një herë” – ka thënë për “Sport.cz” gazetari Jan Maly nga Prishtina, transmeton Demokracia.com.

Kampionët e Kosovës vijnë pas disfatës 1:2 me Sivassporin në kryeqytet dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin në Superligën e Kosovës.

Ballkani është i fundit me katër pikë, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë. I pari është Sivasspori me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluji i dyti./Demokracia.com/

Të ngjashme