Lajme
Çekia i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit
Demokracia
14:07 | 06 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Çekia u bën thirrje serbëve të Kosovës të rikthehen në institucione, teksa Kosovës i bën thirrje ta themelojë Asociacionin.

Gjithashtu, Çekia u bën thirrje të dyja vendeve që të përmbahen nga “çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim”.

Në një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, thuhet se Asociacioni duhet të themelohet.

Reagimi i plotë:

“Presidenca Çeke u bën thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucionet e Kosovës. U bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.

Të ngjashme