Sport
Çeki – Shqipëri, formacionet e mundshme
Demokracia
18:22 | 08 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë miqësoren e radhës kundër Republikës së Çekisë.

Djelmoshat e Edy Reja pas barazimit pa gola kundër Uellsit synojnë fitoren kundër çekëv, përcjell Demokracia.com.

“Kuq e Zinjtë” pas barazimit ndaj Uellsit kërkon vetëm fitore në këtë takim dhe këtë e bën të qartë dje trajneri Edouard Reja dhe Berat Gjimshiti në konferencë për shtyp.

Ndërkohë, Çekia ka pësuar dy humbje radhazi në miqësore, andaj gjithashtu do ‘luftojë’ për fitore.

Formacionet e mundshme:

Republika e Çekisë (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Zima, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Jankto, Darida, Hlozek; Schick

Shqipëria (3-5-2): Selmani; Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli; Laci, Abrashi, Ramadani, Bare, Lenjani; Manaj, Cikalleshi.

Të ngjashme