Sport
Ceferin jep lajmin e madh: Ndeshjet e Kampionatit Europian do të luhen me tifozë
Demokracia
12:13 | 17 Mars 2021

Share:

Numri një i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka dhënë një lajm të mirë sa i përket pranisë së tifozëve në stadiume në kampionatin Europian “Euro 2020”, transmeton Demokracia.com.

Sipas tij ndeshte në këtë kompeticion që luhen në verën që vjen do të përcillen e tifozë.

Për momentin 11 qytete kanë garantuar që mund të plotësojnë kushtet sanitare për të pritur tifozë verën e ardhshme në impiantet e tyre ndërkohë që në dyshim janë Dublini dhe Glasgow pasi qeveria skoceze është shfaqur skeptike dhe pritet të mos lejojë praninë e tifozëve në një nga dy qytetet që mund të zgjidhet për të pritur ndeshje të Euro 2020.

Slloveni Ceferin në një intervistë të dhënë së fundmi nënvizoi se ato qytete që nuk do të garantojnë dot praninë e tifozëve në impiante do të jenë jashtë liste dhe do të zëvendësohen nga qytete të tjera.

“Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar. Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre. Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet e paracaktuara, por nëse kjo nuk është e mundur do të vazhdojë në 10 ose 11 vende”, u shpreh Çeferin, shkruan Sky Sport.

Euro 2020 ishte në program për t’u luajtur verën e kaluar por u shty për këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19. /Demokraci.com

 

Të ngjashme