Kuriozitete
Çdo meteor që është futur në atmosferën e Tokës në 33 vitet e fundit është i regjistruar në këtë hartë
Demokracia
23:11 | 25 Gusht 2021

Share:

Center of Near Earth Objects Studies në Jet Propulsion Laboratory të NASA-s ka përpiluar të dhënat të meteorëve që janë futur në atmosferën e Tokës nga 1988 deri në 2021 dhe ka krijuar një hartë me vendet ku ato janë zbuluar nga sensorët e qeverisë.

Kjo hartë e botës paraqet disa pika me ngjyra dhe madhësi të ndryshme, të cilat janë porporcionale me energjinë kinetike të çdo meteori (energjia e plotë që meteori solli në atmosferë për shkak të shpejtësisë së tij). Këto llogaritje kanë ndihmuar shkencëtarët të bëjnë një përshkrim të përgjithshëm të meteorit më të madh që u gjet në Rusi, i cili në hartë është shënuar me pikën e verdhë.

Ky meteor shpërtheu mbi Malet Urale, duke shkaktuar një valë të fuqishme që theu dritaret, dëmtoi shtëpitë dhe lëndoi 1,600 banorë të zonës. Vala goditëse llogaritet të ketë qenë e fortë sa 20 bomba atomike të që u hodhën në Hiroshima.

Paul Chodas, drejtuesi i CNEOS tha në një deklaratë: “Shumë njerëz shikojnë meteorë gjatë shiut të meteorëve. Shiu Perseid i Meteorëve pak javë më parë ishte një ngjarje spektatkolare, pasi mund të shikoje 40-100 meteorë që lëviznin në qiell çdo orë.”

Të ngjashme