Lajme
Çdo i pesti rus i mobilizuar, emri i të cilit është bërë publik, ka vdekur para se të dërgohet në luftë
Demokracia
21:52 | 01 Nëntor 2022

Share:

Sipas Novaya Gazeta në Ukrainë, çdo i pesti i mobilizuar emri i të cilit zyrtarisht është publikuar nëpër lista, ka ndërruar jetë para se të dërgohej në luftë.

Madje sipas kësaj të përditshme, janë specifikuar shkaqet më të shpeshta të këtyre vdekjeve që Moska po tenton t’i mbajë të fshehta.

Disa prej tyre janë rrahja, alkooli, droga, vetëvrasje dhe aksidentet. Në anën tjetër, Kremlini po i fshehë këto të dhëna – duke tentuar t’i bëjë heronj të kombit këta burra të mobilizuar.

Kjo është një dëshmi tjetër që në ushtrinë ruse mungon disiplina, kontrollet e rrepta si dhe hierarkia e cila do të duhej të informohej për çdo lëvizje të ushtarëve.

Madje në disa raste edhe vetë eprorët e lartë ushtarakë rusë janë përfshirë në zënka nëpër kafiteri, ku nën ndikim të alkoolit janë konfrontuar fizikisht e me armë me zyrtarë të Shërbimit Sekret rus, transmeton Telegrafi.

Një rast i tillë ka ndodhur në Ukrainë kur komandanti dhe disa ushtarë rusë, shtien në drejtim të agjentëve të FSB-së që ishin në rroba civile, dhe pas një fjalosje mbetën të vdekur dy pjesëtarë të FSB-së si dhe një ushtar rus.

Të ngjashme