Lajme
CBS News: Komandantët rusë kanë urdhër që të nisin pushtimin e Ukrainës
Demokracia
20:31 | 20 Shkurt 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të dhëna nga inteligjenca se komandantët e ushtrisë ruse kanë marrë urdhra për të filluar pushtimin e Ukrainës, raporton televizioni amerikan CBS News, transmeton Demokracia.com.

Gazetari i televizionit i ngarkuar për çështjet e sigurisë, David Marin, deklaron se komandantët në terren po përgatisin plane speciale se si të manovrojnë në sektorët e tyre në fushën e betejës.

“Inteligjenca sugjeron se ata po bëjnë gjithçka që do të bënin komandantët amerikanë nëse do të urdhëroheshin të merrnin masa”, tha Martin në emisionin “Face the Nation”. /Demokracia.com/

Vazhdon largimi i qytetarëve nga Ukraina

Të ngjashme