Sport
Çartet Xavi me kritikët: Një muaj më parë me krahasonit me Ferguson, sot doni të më shkarkoni
Demokracia
14:49 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Xavi Hernandez ka qenë i ashpër në konferencën e sotme para ndeshjes me Valencian. Trajneri i Barcelonës ka kritikuar zërat që kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Sipas Xavit, është organizuar një fushatë e ulët ndaj tij dhe po bëhet presion i panevojshëm.

“Më vijnë mesazhe sikur të ishte funeral, sikur të më kishin vdekur babai ose nëna. Askush nga ju nuk më përgëzoi në konferencën e fundit për shtyp për klasifikimin. Ky është jorealiteti që shoh. Nëse sezoni përfundon si i shkëlqyer, çfarë do të thoni? Një muaj më parë më thoshit nëse isha Ferguson i Barçës dhe tani jam në thumbin e kritikave. Nëse do të na kishin eliminuar në Champions League, do ta kisha kuptuar këtë situatë. Është e vërtetë që duhet të përmirësohemi dhe të luftojmë në të gjitha frontet e mundshme” ka thënë Xavi.

Të ngjashme