Lajme
“Çarten” njerëzit përreth Vuçiqit me deputetin që shfaqi flamurin e Kosovës në Kuvendin e Serbisë
Demokracia
19:47 | 21 Prill 2023

Share:

Shfaqja e flamurit të Kosovës në Parlamentin e Serbisë prej njërit nga deputetëve të partisë radikale të djathtë “Zavetnici” ka ngjallur reagimin e regjimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Anëtarë të subjektit politik të Vuçiqit e kanë aktivizuar maqinën proapganduese, derisa e kanë akuzuar për tradhti deputetin në fjalë, raporton Demokracia.com.

Zoran Tomicks, anëtar në SNS, e ka quajtur flamurin e Kosovës si “falso” me përplot nërvozizëm.

“Pastaj thonë se “Zavetnici” nuk është bllok anti-shtetëror. Në mes të Kuvendit tregojnë flamurin e një krimi falso!”, shkruan ndër të tjera ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe deputetes tjetër në partinë e Vuçiqit, Milica Nikoliq, duke e akuzuar deputetin në fjalë për bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kaq për opozitën “shtetformuese”! Ata që u kanë mbushur gojën parulla, sot tregojnë flamurin e një shteti të rremë. Jo vetëm anti-shtetëror, por edhe element i Kurtit”, ka shkruar ajo. /Demokracia.com/

Të ngjashme