Andy Carroll ishte shumë i dehur për të “bërë gjë”, kur përfundoi në një hotel me tre krevatë, sipas bjondes në foto.
Ish-sulmuesi i Newcastle dhe i kombëtares së Anglisë, Carroll, u kap duke fjetur me gjoks të zhveshur në një krevat hoteli në Dubai, bashkë me dy bionde, javën e kaluar. “
The Sun” pretendon se 33-vjeçari kishte qenë në një pije alkoolike 17-orëshe, përpara se të ftonte biondet në suitën e tij të hotelit. Këto të fundit kanë zbuluar se Carroll ishte një zotëri dhe nuk bëri asgjë të keqe.
Vajza e festës dhe menaxherja e barit, Taylor Jane Wilkey, 27 vjeçe, këmbëngulën se futbollisti anglez ishte shumë i dehur për t’iu bërë ndonjë gjë. Ajo tha për “The Sun”:
“Ai sinqerisht nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Më vjen shumë keq për gjithë këtë rrëmujë, por nuk kemi bërë asgjë të keqe”. Në një apel për të fejuarën zemërthyer të futbollistit, Billi Mucklow, me të cilën ka ndarë ditën e martesës pas një jave, ajo shtoi:
“Më fal, Billi, e di si duket, por ne nuk bëmë seks. Ajo duhet të dijë se asgjë seksuale nuk ka ndodhur mes meje dhe Andy, të betohem. Ai ishte një zotëri, thjesht kishte pirë aq shumë sa i ra të fikët në shtrat. Ai nuk provoi asgjë. Edhe sikur të kishte dashur, ishte shumë i dehur”. Taylor shtoi: “Unë kurrë nuk duhet ta kisha futur veten në atë situatë, por asgjë e pakëndshme nuk ndodhi. Thjesht ndihem keq për fotot, e gjitha kjo ishte menduar si një shaka, sepse Andy ishte aq i dehur, sa ne po qeshnim”.
Apeli i Wilkey vjen pasi ajo e takoi atë dhe disa miq në barin e mrekullueshëm “Cove Beach” në Dubai, të mërkurën e kaluar. Pas 17-orëshit të pijes së Carroll-it, Taylor dhe instruktorja e fitnesit, Phoebe Robb, 26 vjeçe, përfunduan në dhomën e tij luksoze të hotelit ku vazhdoi festa. Carroll dhe Mucklow thuhet se mbajtën bisedime për krizën gjatë fundjavës, përpara martesës së tyre të planifikuar këtë të diel. Ish-ylli i TOWIE, Billi, pretendohet se ka fshirë Carroll nga profili i saj në WhatsApp dhe e ka zëvendësuar atë me një foto të fëmijëve të tyre. /Demokracia.com