Reperja Cardi B ka lansuar linjën e veshjeve sportive në bashkëpunim me markën Rebook.
Koleksioni titullohet “Summertime Fine Collection” dhe është i frymëzuar nga moda e viteve 90.
Ajo lajmëroi koleksionin më 12 prill duke thënë se secilës grua mund t’i përshtateshin këto veshje.
Dhe diçka që ia vlen të përmendet është se mund të kompletoni veshjen në më pak se 70 euro.
Rikujtojmë se reperja e fashme kishte njoftuar edhe për një linjë të flokëve, e cila pritet të dalë së shpejti në treg. /Demokracia.com/