Sport
Carabao Cup: West Hami i hakmerret Man Unitedit, Arsenali kualifikohet me lehtësi
Demokracia
22:39 | 22 Shtator 2021

Share:

West Ham Unitedi dhe Arsenali janë kualifikuar tutje në fazën tjetër të Carabao Cup.

“Çekanët” triumfuan në “Old Trafford” kundër Manchester Unitedit duke nxjerrur hak për humbjen në kampionat, shkruan Demokracia.com.

Londinezëve iu mjaftoi goli i minutës së nëntë të shënuar nga Manuel Lanzini.

Në ndërkohë, Arsenali arriti një fitore të lehtë ndaj një kundërshtari inferior siç është AFC Wimbledon.

“Topçinjtë” korrën fitore 3-0 në “Emirates” me golat e Lacazettes, Smith Rowe dhe Nketiah. /Demokracia.com

Të ngjashme