Sport
Carabao Cup: Arsenali dhe Chelsea luajnë në shtëpi, këto janë çiftet
Demokracia
10:12 | 26 Tetor 2021

Share:

Ndeshjet e fazës së 1/8 së finales në Carabao Cup në Angli fillojnë sonte me tri përballjet e para.

Arsenali dhe Chelsea do të kenë punë në shtëpi, shkruan Demokracia.com.

“Topçinjtë” do të sfidohen për biletën e çerekfinales nga skuadra elitare, Leeds Unitedi.

Londinezët kanë ardhur në këtë fazë falë fitores 3-0 kundër Ëimbledonit, ndërkohë Leeds vjen pas fitores të mundimshme 0-1 ndaj Fulham.

Lideri i Premierligës, Chelsea është “zot shtëpie” në takimin kundër Southamptonit.

“Blutë” duan gjithë trofetë e mundshëm këtë edicion, andaj duan ta përfundojnë kalimin tutje brenda 90 minutave.

Të besuarit e Thomas Tuchel mposhtën Aston Villën për të ardhur deri në këtë fazë, kurse Southamptoni triumfoi te Sheffield Unitedi.

Ballafaqimi tjetër në program është ajo mes QPR-së dhe Sunderlandit.

Të gjitha takimet fillojnë nga orari i njëjtë, 20:45. /Demokracia.com

Të ngjashme