ShowBiz
Capital T tregon muskujt e formësuar teksa shfaqet pa bluzë
Demokracia
16:08 | 30 Shtator 2022

Share:

Capital T është padyshim një prej reperëve më të dashur dhe më të njohur shqiptar.

Reperi që prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme mbetet aktiv me projekte të shumta muzikore dhe koncerte.

Megjithatë, një pjesë të mirë të kohës së tij Trim Ademi (emri i plotë) ia kushton edhe përkujdeset të fizikut me ushtrime intensive në palestër.

Foto: Capital T/Instagram

Përkushtimi i tij ka bërë që sot ai të ketë një trup muskuloz dhe të formësuar, gjë të cilën e dëshmoi edhe përmes një fotografie që ndau me fansat në Instagram.

Reperi i hitit “Akull” ka pozuar pa bluzë i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtër me ngjyrë të zezë.

Foto: Capital T/Instagram

“Mirëmëngjesi” ka shkruar reperi në mbishkrimin e imazhit të realizuar para pasqyrës.

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e publikuar nga Capital T është bashkëpunimi me artistët Anxhela Peristeri dhe Mandi “Habibi”.

Të ngjashme