Banorët në Big Brother VIP Albania ditën e sotme (e premte) kanë bërë 90 ditë në shtëpi.
Me këtë rast atyre i është organizuar një festë madhështore në pishinë, ku kishte edhe DJ.
Konkurrentët u argëtuan mjaft shumë me njëri-tjetrin, kërcyen e madje kënduan edhe disa hite të mëdha.
Foto: Screenshot/Facebook
Në një moment është parë Luiz Ejlli duke interpretuar këngën “U bo vonë” të artistit Capital T.
Kjo është shpërndarë edhe nga reperi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku duket se e ka pëlqyer këtë performancë të artistit shkodran.
“Shumë vonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.
Foto: Screenshot/Facebook
Luizi ndërkohë është parë duke kënduar edhe projektet e Ghetto Geasyt, gjersa ky i fundit e shpërndau sërish në rrjete sociale dhe e quajti ‘Luiz Baba’.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Ejlli ka fituar zemrat e gjithë publikut anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.