ShowBiz
Capital T reagon pas kritikave për heqjen e kryqit nga videoklipi
Demokracia
12:53 | 21 Korrik 2021

Share:

Capital T ka publikuar videoklipin e ri të këngës së tij “Buzëqeshje”, mirëpo një detaj i këtij klipi mori komente jo të mira nga ndjekësit.

Në një nga skenat e videos ku reperi shfaqet në Katedralën e Shën Shtjefnit në Shkodër, është fshirë kryqi, transmeton Demokracia.com

Adhuruesit e tij katolikë me të vërejtur këtë detaj, komentuan duke e kritikuar fshirjen e kryqit.

“Se kuptoj pse ju prish punë kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare ça të bëjmë tí fshijmë?” ka shkruar një nga komentuesit.

“Ke bërë gabim që ke fshirë kryqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet respektuar… Ne muslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar”, ka thënë një tjetër.

Capital T e sqaroi këtë rast, duke thënë që ka qenë gabim i produksionit, dhe se ai nuk kishte qenë në dijeni për këtë.

 

 

 

Të ngjashme