Sport
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024
Demokracia
17:31 | 23 Prill 2024

Share:

Fabio Capello ka identifikuar një lojtar për të cilin ai beson se do ta dëmtojë Anglinë në Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani gjatë verës.

Anglia hyn në Euro 2024 si një ndër favoritët kryesorë për ta fituar këtë garë, pasi arritën në finale të edicionit paraprak Euro 2020, ndërsa ‘Tre Luanët’ ishin të pafat pasi nuk arritën ta eliminojnë Francën në çerekfinale të Kupës së Botës 2022.

Përkundër kësaj, ish-përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, nuk beson se Anglia i ka të gjitha për ta fituar një kompeticion madhor për herë të parë që prej 1966, dhe ai beson se një lojtar në veçanti do t’i dëmtojë ata.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për laureatët botërorë të vitit, Capello ka identifikuar mbrojtjen e Anglisë si një barrierë për sukses, në veçanti portierin Jordan Pickford.

“Më pëlqen Anglia. Mesfushorët dhe sulmuesit e tyre janë më të mirët, Bellingham, Kane, Saka”, ka thënë Capello fillimisht.

“Problemi është mbrojtja dhe portieri. Në mbrojtje ata janë të dobët, nuk janë në të njëjtin nivel si pjesa tjetër e ekipit”.

“Kështu që kam dyshimet e mia për mbrojtësit e qendrës dhe Pickford, portierin. Ndonjëherë ai mund të jetë i mirë, por që një mbrojtje të jetë e mirë, ata duhet të kenë besim tek portieri”.

“E kam përcjellur atë, si në finale të Euro 2020, dhe vetëm 20 minuta pasi nisi ndeshja, ai filloi ta godasë topin sa më larg që mundej. Ishte sikur ai nuk donte që topi të ishte afër tij dhe e donte sa më larg që ishte e mundur”, përfundoi ai.

Të ngjashme