Sport
Cana: Kemi stadium të mrekulleshëm, nder për ne organizimi i finales së Conference League
Demokracia
18:36 | 18 Mars 2022

Share:

Pa dyshim që Shqipëria e futbollit po merr një vëmendje të veçantë këto kohë në mbarë kontinentin, teksa edhe ditën e sotme ishte në qendër të skenës së madhe të futbollit europian, pasi u hodh shorti i kompeticionit UEFA Europa Conference League, me finalen që do të luhet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 25 maj.

Mbrëmjen e kaluar u mësuan edhe tetë ekipet që kanë kaluar në çerekfinalen e këtij kompeticioni, ndërsa këtë të premte u përcaktuan edhe katër çiftet e fazës së 1/4, si dhe çiftet e fazës së gjysmëfinaleve.

I pranishëm në këtë short ishte ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili së bashku me zyrtarët e UEFA-s ka tërhequr goglat që kanë përcaktuar edhe çiftet e kësaj faze, teksa në lojë ende janë 8 skuadra të mëdha të kampionateve europiane si: Roma, Leicester City, Marseille, Feyenoord, PSV, Bodø/Glimt, SK Slavia Praha, PAOK

Në një prononcim të shkurtër përpara nisjes së shortit, Cana u shpreh se Shqipëria po përgatitet maksimalisht për të pritur këtë finale historike dhe madhështore. “Kjo është hera e parë që ne presim një finale të këtij niveli dhe me ndihmën e UEFA-s po përgatitemi.  Stadiumi është absolutisht i mrekullueshëm. Njerëzit mund të vizitojnë shumë gjëra në Tiranë dhe do të jenë të mirëpritur. Organizimi i finales së parë të këtij kompeticioni është një nder i madh për ne dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë”- tha Cana në fjalën e tij.

Goglat kanë përcaktuar edhe çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën, për të siguruar një biletë për në çerekfinale dhe më tej në gjysmëfinale që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj të këtij viti, në stadiumin kombëtar “Air Albania”. /Demokracia.com

Të ngjashme