Valon Berisha la “gjurmë” në fitoren e djeshme të Reimsit 1:2 ndaj Nantesit.
Ylli i Kosovës dhuroi asistimin e golit të fitores të shënuar nga Abdulhamid në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Demokracia.com.
Ndërkaq, sot, Berisha ka publikuar pamje nga ndeshja e sotme derisa përshkrimin e ka bërë në gjuhën franceze.
Në hapësirën për komente nuk mungoi një koment nga kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.
Cana me ironi i komentoi:
“Sa shumë qenke përmirësuar në frengjisht. BRAVO”. /Demokracia.com