Futbollisti francez Eduardo Camavinga ishte njëri nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës pas paraqitjeve shumë të mira te Rennes, shkruan Demokracia.com.
Nënshkrimi i ri i Real Madrid, ka zbuluar se ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bashkuar me PSG, zbulon AS.
Camavinga iu bashkua Madridit këtë javë nga Rennes në një lëvizje prej 40 milionë eurosh (34 milionë funte/47 milionë dollarë).
Adoleshenti kishte interes të fortë nga PSG por ëndrra e tij ishte gjithmonë të transferohej në Los Blancos. /Demokracia.com