Sport
Çalhanoglu i ashpër me Ibrahimoviqin, pasi ky i fundit u tall gjatë festës së titullit të Milanit
Demokracia
12:38 | 23 Qershor 2022

Share:

Hakan Çalhanoglu është shprehur i ashpër me Zlatan Ibrahimoviqin pasi legjenda suedeze e tallte atë gjatë paradës së titullit të Milanit.

Ylli turk Çalhanoglu dhe Ibrahimoviq ishin bashkëlojtarë te Milani gjatë sezonit 20/21.

40-vjeçari mori mikrofonin gjatë paradës së titullit dhe u tha fansave: “Hej, dërgojini një mesazh Hakanit”. Turma shau dhe hodhi fyerje pas kërkesës së Ibrahimoviq.

Dhe tani, Çalhanoglu i është përgjigjur veprimeve të Ibrahimovic gjatë festimeve të titullit.

Ai tha për Tivibu Spor: “Ai është një burrë 40-vjeçar, jo 18, kështu që unë nuk do ta bëja një gjë të tillë në moshën e tij. Ai thjesht pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai nuk kontribuoi në Scudetto këtë sezon, ai mezi luajti, por do të bëjë gjithçka për të qenë në fokus gjithsesi.”

“Përveç kësaj, është ai që më thërret gjithmonë, më kërkon të dal për darkë ose për një xhiro me motor. Ai gjithashtu ka shkruar për mua në librin e tij. Ai duhej të shkruante diçka, përndryshe do të ishin faqe të zbrazëta. Është më mirë të mos shqetësoheni, sinqerisht.”

Çalhanoglu më pas sulmoi tifozët e Milanit, duke thënë se ata nuk e kënduan emrin e tij një herë gjatë qëndrimit të tij katërvjeçar në klub./Demokracia.com/

Të ngjashme