Tashmë gjithçka është sqaruar dhe edhe ndeshja kthyese ndërmjet Liverpoolit dhe Leipzigut do të zhvillohet në terren neutral, shkruan Demokracia.com.
Të kujtojmë se sfida e parë u zhvillua në Hungari, kjo pas masave të marrë nga disa shtete evropiane ndaj Anglisë pas përhapjes së variantit të ri të Koronavirusit.
Kjo sfidë sipas “The Times” do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Ndeshja nuk do të zhvillohet në stadiumin e Liverpoolit, “Anfield” për shkak të situatës së rëndë me pandeminë COVID-19 me të cilën përballet Britania e Madhe.
Ballafaqimi i parë i zhvilluar në Budapest përfundoi me rezultat 2:0 në të mirë të Liverpoolit. /Demokracia.com