Lajme
Caktohet masa e paraburgimit për nënën dhe një të dyshuar tjetër për dhunimin e të miturës në Gjakovë
Demokracia
15:22 | 15 Tetor 2023

Share:

Gjykata Themelore në Gjakovë u ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj paraburgim të dyshuarit dhe të emës që dyshohen se kanë dhunuar seksualisht një 10-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

Muqaj ka thënë se nënës së 10-vjeçares është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh, për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të dy të paraburgosurit janë nga Gjakova”, ka thënë ai.

Të ngjashme