Lajme
Caktohet data për konstituimin e Kuvendit
Demokracia
16:06 | 15 Mars 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit Vjosa Osmani, ka caktuar mbajtjen e seancës konstituive të Legjislaturës së tetë.

Më 22 mars është data kur do të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Demokracia.com

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Presidencës, në të cilin thuhet se seanca do të mbahet në ora 10:00.

“U.d e Presidentit, Vjosa Osmani në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII  të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme